Themeluesi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, po përgatitet të reduktojë operacionet e saja në Ukrainë.
Kështu ka raportuar mediumi amerikan, Bloomberg, duke cituar burime të mirinformuara.
Prigozhinit po lufton me mungesën e mercenarëve dhe municionit në Ukrainë pasi iu ndalua rekrutimi nga burgjet ruse dhe furnizimi me armatim.
Trupat e Wagnerit deri më tani kanë dështuar të në objektivin e tyre kryesor – qytetin ukrainas të Bakhmut – me gjithë përpjekjet dhe humbjet marramendëse.
Tani, Wagner po planifikon të zhvendosë fokusin përsëri në Afrikë, thanë burimet.
Ndryshe, Prigozhin kohët e fundit ishte parë si pasardhës i presidentit rus, Vladimir Putin. Ky i fundit raportohet se ka urdhëruar që të minimizohet suksesi i Wagnerit. /Telegrafi/