Policia e Lezhës ka identifikuar dhe ka vënë në pranga dy të rinjtë përgjegjës për djegien e makinës së një efektivi policie.
Nga videot e mbledhura nga kamerat e policisë, u zbulua se autorët e kësaj zjarrvënie të qëllimshme janë shtetasit Klaudio Gjokhilaj dhe Klaudio Kovaci.
Për motive ende të paqarta, dy të rinjtë i kanë djegur automjetin oficerit të Patrullës së Përgjithshme, trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Lezhë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, njofton policia vendore. /Telegrafi/