Site icon Telegrafi

Vuçiq i kënaqur që SHBA insistoi për heqjen e taksës – pas largimit do t’i kthehemi dialogut

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është shprehur i lumtur dhe e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme kërkesën e SHBA-së që Kosova ta heqë taksën 100 për qind ndaj Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur në rrjetin social Twitter pas takimit me të dërguarin special të presidentit amerikan Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell, në Munih të Gjermanisë.

Ai ka theksuar se është shumë mirënjohës për këtë kërkesë të SHBA-së për Kosovën.

Lexo po ashtu Thaçi thotë se Kosova e Serbia do të lëvizin në marrëveshje të reja - flet edhe për liberalizimin e vizave

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë. Është me shumë rëndësi që Amerikanët insistojnë në heqjen e taksës. Unë jam mirënjohës ndaj Ambasadorit Grenell, sekretarit Pompeo dhe presidentit Trump për angazhimin e tyre për të hequr tarifat dhe për të vazhduar diskutimet midis nesh dhe Prishtinës”, ka shkruar Vuçiq.

Për taksen ka folur edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.

Lexo po ashtu Thaçi pas takimit me Richard Grenell: E rëndësishme, arritja e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë dhe anëtarësimi në Kombet e Bashkuara

Thaçi tha se Kosova do të ndërmarrë veprime ditëve të ardhshme, por sipas tij, veprimet e Prishtinës nuk do të jenë bllokuese të procesi

Ndryshe, Grenell ka takuar ndaras në Mynih presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq një ditë para fillimit të Konferencës së Sigurisë, ku parashihet të marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, përfshire edhe liderë të Bashkimit Evropian dhe ministra e ekspertë nga vendet e BE-së./Telegrafi/

Exit mobile version