Site icon Telegrafi

Vserlo hyn me vrull në shtëpi, përplaset me banorët: Kë shtyn ti more

Banori i ri i Big Brother VIP Albania, Vserlo, ka hyrë në shtëpi me shumë energji dhe menjëherë është përplasur me disa prej banorëve.

Pas përfundimit të spektaklit të mbrëmshëm, një video e publikuar në TikTok tregon momentin kur ai debaton ashpër me Trisin, duke i thënë: “Shijo muajin e mjaltit”, duke nënkuptuar se ai dhe partnerja e tij, Krisa, nuk kanë bërë asgjë që nga hyrja në shtëpi.

Në një moment tjetër, Gjesti i tërheq vëmendjen duke i thënë të mos prekë banorët.

Foto: Screenshot/TikTok

Vserlo përgjigjet: “Ah, me urdhrat e këtij?”.

Situata tensionohet kur ai i drejtohet përsëri Trisit, duke i thënë: “Ej, kë shtyn ti more për të hapur rrugën? Hajde, ik shijo muajin e mjaltit”.

Më pas, ai afrohet tek Egli për t’i thënë diçka, por ndërhyn përsëri Gjesti, duke i kujtuar: “Mos i prek çikat nëpër shtëpi, ore vëlla”.

Lexo po ashtu Prezantohen katër banorët e rinj të Big Brother VIP Albania 4

Ndërkohë, Vëllai i Madh i jep një vërejtje për sjelljen e tij.

Trisi i drejtohet ashpër duke i thënë: “E ke nisur keq ore budalla, do t’i kenë dërguar valixhet te dhoma e rrëfimit”.

Ndërsa Krisa komenton me ironi: “Ky paska vetëm një fjali për mua dhe Trisin: ‘Shijo muajin e mjaltit’”.

Hyrja e Vserlos ka ndezur debatet në shtëpi dhe mbetet për t’u parë si do të vijojë loja e tij në ditët në vijim. /Telegrafi/

@topchanneltvalbania

“Kë shtyn ti?”/ Vserlo debaton me Tirin: Ik…

♬ original sound – Top Channel – Big Brother Vip

Exit mobile version