Site icon Telegrafi

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili vrau djalin e tij, Asim Gjoni, me thikë për motive të dobta.

Ngjarja tragjike ndodhi më 1 shkurt në banesën e familjes Gjoni, te Kodra e Priftit në Tiranë.

Si autori, ashtu edhe viktima, ishin nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Asim Gjoni, 37 vjeç, u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe humbi jetën.

Policia arrestoi Hekuran Gjonin më 2 shkurt dhe e akuzoi për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”. /Telegrafi/

Exit mobile version