Site icon Telegrafi

Vrasje e rëndë në tentativë në Obiliq

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të rëndë në tentativë në Obiliq, ku një person ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq, të hënën në orën 15:58.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është shtënë me armë zjarri në drejtim të tij nga i dyshuari mashkull kosovar i cili nga vendi i ngjarjes është larguar me veturë në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja”, thuhet në raportin policor.

Viktima nuk ka pësuar lëndime, ndërkaq me urdhër të gjyqtarit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/

Exit mobile version