I dënuari me vdekje në Alabama nuk dëshiron të jetë personi i parë që do të ekzekutohet nga azoti!
Autoritetet në Alabama duan të ekzekutojnë Kenneth Smith nga e ashtuquajtura hipoksi azoti, por avokatët e vrasësit të dënuar thonë se nuk duhet ta përdorin atë si “subjekt testimi”.
Metoda e re e ekzekutimit shkakton vdekjen duke e detyruar të burgosurin të thith vetëm azot duke e privuar atë nga oksigjeni, transmeton Telegrafi.
Avokatët e Smith argumentojnë se shteti ka lëshuar pak informacion se si do të funksionojnë ekzekutimet me azot, dhe thonë se metoda e re mbetet e patestuar.
Hipoksia e azotit është miratuar për përdorim në tre shtete amerikane, por ende nuk është përdorur në ekzekutime.
Azoti përbën 78 për qind të ajrit që njerëzit thithin, dhe është i padëmshëm kur thithet me sasinë e duhur të oksigjenit.
Gjatë ekzekutimit, një maskë do të vendosej mbi fytyrën e të burgosurit dhe furnizimi me ajër do të zëvendësohej me nitrogjen derisa zemra e tyre të ndalonte.
Mbështetësit e metodës së re të ekzekutimit pretendojnë se do të ishte pa dhimbje, por kundërshtarët janë të bindur se bëhet fjalë për eksperimentim njerëzor. /Telegrafi/