Disa rusë raportohet se kanë dëmtuar kutitë e votimit në Rusi dhe tani po shfaqen pamje të reja, të cilat po shfaqin protestën e qytetarëve rreth zgjedhjeve presidenciale ruse.
Incidenti i fundit i raportuar përfshinte një grua që në dukje i vuri zjarrin një kabine votimi në Moskë, raporton skynews.
Ndodhi në një nga qendrat e votimit në Qarkun Administrativ Juglindor të kryeqytetit rus, sipas Baza, një kanal Telegram që besohet të jetë i lidhur me shërbimet ruse të sigurisë.
Videoja duket se e tregon atë duke hedhur një lëng të ndezshëm mbi kabinë përpara se të ndezët dhe më pas të nxjerrë telefonin e saj për të filmuar zjarrin.
Ka gjithashtu raportime se një koktej molotov është hedhur në një qendër votimi në Shën Petersburg.
Ndryshe, Vladimir Putin pritet të zgjidhet presidenti i shtetit rus pasi nuk ka kundërkandidat. /Telegrafi/