Site icon Telegrafi

Voton edhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka votuar para pak çastesh.

Abdixhiku gjatë procesit të votimit ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, dhe dy vajzat.

“Është ditë e mirë, është ditë e bukur, është ditë e demokracisë. Në këtë ditë të demokracisë ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në vendosjen e fatit të tyre për 4 vitet e ardhme të tyre dhe të Republikës së Kosovës. I uroj të gjithë votuesit që për herë të parë në këto zgjedhje japin votën për të ardhmen e Republikës”, tha Abdixhiku.

Qytetarët e Kosovës me të drejtë vote janë duke votuar që nga ora 07:00.

Kutitë e votimit do të jenë të hapura deri në ora 19:00/Telegrafi/

 

Exit mobile version