Please enter at least 3 characters.

Vlera që lojtarët dhe Federata e Francës ka fituar nga triumfi në Botëror, jo keq edhe për Kroacinë

2018/07/Franca-3.jpg
270:"MOSCOW, RUSSIA - JULY 15: Hugo Lloris of France lifts the World Cup trophy to celebrate with his teammates after the 2018 FIFA World Cup Final between France and Croatia at Luzhniki Stadium on July 15, 2018 in Moscow, Russia. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)
12:"Getty Images

Përfaqësuesja e Francës e fitoi Kampionatin Botëror 'Rusia 2018'.

Francezët fituan me rezultat 4-2 dhe kështu fituan Botërorin e dytë brenda 20 vjetëve.

Kështu Franca pasi u shpallën kampion do të fitojnë 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

(Foto: Getty Images)

Por, mos u ndiheni keq për Kroacinë pasi ata si finalistë ata kanë fituar 28 milionë dollarë 23.93 milionë euro.

Presidenti i Federatës së Francës, Noël Le Graët, ka thënë se lojtarët do të marrin 30 për qind e shumës së fituar.

(Foto: Getty Images)

Pra, i bie që lojtarët për triumfin në finale pritet të marrin 280 mijë euro.

FIFA në Botërorin 'Ruisa 2018' ka ndarë 400 milionë dollarë (341.9 milionë euro), ndërsa më poshtë i keni fitimet për çdo arritje:

Fitimet për skuadrat që arrijnë fazën e grupeve: 8 milionë dollarë (6.84 milionë euro)

Vendi i nëntë/16-të fitojnë: 12 milionë dollarë (10.26 milionë euro)

Vendi i pestë/tetë: 16 milionë dollarë (13.68 milionë euro)

Vendi i katër: 22 milionë dollarë (18.80 milionë euro)

Vendi i tretë: 24 milionë dollarë (20.51 milionë euro)

Vendi i dytë: 28 milionë dollarë (23.93 milionë euro)

Vendi i parë: 38 milionë dollarë (32.48 milionë euro).

Por, nuk duhet harruar, Kylian Mbappe ka njoftuar se gjithë fitimet nga Botërori do t'i jep për bamirësi. /Telegrafi/