Aktori dhe këngëtari italian, Massimiliano Varrese, ka ardhur për herë të parë në Shqipëri.
Ai ishte pjesë e “Top Arena”, ku ka folur për jetën profesionale dhe atë personale.
I njëjti u përmend shumë gjatë këtij viti për shkak të raportit që krijoi në “Grande Fratello” me Heidi Bacin.
Varrese u pyet gjithashtu për të, marrëdhënien e tyre si dhe nëse kënga e fundit që ka realizuar është një dedikim.
Pjesë nga biseda mes tyre:
Erjola Doçi: Big Brother VIP 3 a e ke parë?
Massimiliano: (Vihet në silket) Kam kërkuar që të ndjek diçka, por kam pasur vështirësi në gjuhën dhe se kam ndjekur më pas.
Erjola Doçi: E ke parë Heidin duke vënë unazën, u martua.
Massimiliano: Ishte një BBV shumë i mirë me personazhë shumë të fortë dhe shumë energjikë.
Erjola Doçi: Kënga e fundit dedikim për Heidin?
Massimiliano: Jo jo, fare. Është eksperienca që kam pasur në Grande Fratelo dhe gjithë misionin që ka pasur.
Erjola Doçi: Nëse do të ishe ti finalist dhe Heidi finaliste kush do të fitonte nga ju të dy?
Massimiliano: Do ta thotë publiku duke votuar. /Telegrafi/