Një ushtar ukrainas kishte arritur të gjej pak kohë të lirë, që t’i bëjë një vizitë të paparalajmëruar familjes së tij.
Derisa dikush i binte ziles, i biri i tij duke mos e ditur fare se kush mund të ishte hapi derën me shumë pak interesim për personin që ishte në anën tjetër.
Megjithatë kur para tij u shfaq babai të cilin prej muajsh nuk e kishte parë dhe nuk dinte asgjë për fatin e tij, mbeti i shtangur, transmeton Telegrafi.
Madje në një moment shtrihet në tokë nga emocionet dhe nuk mund të ndalej të qesh nga gëzimi i madh që sërish po e sheh babanë.
Aty vrapoi menjëherë edhe bija e tij, kur e kuptoi se vërtetë ishte babai që u kishte bërë një vizitë të paparalajmëruar.
Ky moment emocionues është regjistruar me kamerë amatore, ku shihen fëmijët e gëzuar në përqafim të babait të tyre. /Telegrafi/
A #Ukrainian soldier was able to visit his family. pic.twitter.com/k7DqiIBWwW
— NEXTA (@nexta_tv) March 16, 2023