Getinjo dhe Vivien Thano janë parë sërish së bashku një muaj pasi njoftuan se janë ndarë përfundimisht.
Çifti, të cilët nisën lidhjen në Big Brother VIP Kosova, u fotografuan sërish në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Madje së fundmi u aludua se modelja nga Shqipëria është në pritje të fëmijës së parë më reperin nga Kosova.
Kjo pasi në një postim në InstaStory shfaqet duke vënë dorën në pjesën e barkut, duke lënë të nënkuptohet se diçka e tillë po ndodh.
Sido që të jetë, ajo nuk ka reaguar akoma me ndonjë postim nëpër rrjete sociale.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhë raporti e tyre dhe nëse kjo është e vërtetë.
Sipas disa raportimeve, ata janë bashkuar sërish për shkak të shtatzënisë së Vivienit. /Telegrafi/