Site icon Telegrafi

Viti 1943, koha kur në Shqipëri ofrohej paketa e plotë e sigurimeve (Foto)

Qysh në vitet ‘40 të shekullit të shkuar, shoqëritë e huaja (më konkretisht, ato italiane që operonin në bashkëpunim me ato shqiptare) të sigurimeve do të gjenin terren deri në Shqipëri për të shitur produktet e tyre me paketë të plotë.

Një reklamë e zakonshme, vendosur në faqet e fundit të njërës prej revistave të përmuajshme letrare-artistike e politike të kohës, në fund të pushtimit italian, është pikërisht ajo që zgjon tërësisht vëmendjen rreth këtij fenomeni.

Nuk dihet nëse këto produkte bliheshin nga shqiptarët, nga sa e kush prej tyre, pasi kjo kërkon një hetim më vete, por fakti se reklama porositej, për të paguhej, do të thotë se ky treg ka ekzistuar.

Për më shumë shihni reklamën marrë nga revista LEKA, e shkurtit 1943, ku në krye figuron emri i një kompanie të madhe sigurimesh italiane, themeluar në Triesten (në atë kohë, akoma nën Austro-Hungari) e vitit 1838, e që në Shqipëri vinte nëpërmjet aktivitetit tregtar të Vëllezërve Prennushi në Shkodër.

Në reklamë, veç të dhënave shumë të sakta mbi kapacitetet financiare të firmës italiane, shpërndarjen nëpër filiale, numrit të NIPT-it, fondeve të sigurisë dhe statusit juridik të saj, shihen fare qartë edhe produktet që ajo ofronte edhe për tregun shqiptar. /Shqiptarja/

Exit mobile version