Para ndeshjes ndaj Real Betisit të dielën mbrëma, Real Madridi ka marrë një lajm jo të mirë.
Vinicius Junior ka munguar në stërvitjen e dytë radhazi pasi braziliani ka simptoma gripit.
Nëse 18-vjeçari mungon, atëherë sulmi i Santiago Solarit do të jetë i gjithi për Karim Benzeman pasi skuadra po përballet aktualisht me shumë lëndime.
Lojtarët e lënduar janë: Gareth Bale, Marco Asensio, Toni Kroos, Marcos Llorente, Javi Sanchez dhe Thibaut Courtois.
Lucas Vazquez është si suspenduar pas kartonit të kuq ndaj Real Sociedad javën e kaluar, kurse Mariano Diaz vetëm sa ka filluar stërvitjet me skuadrën.
Në qendrën stërvitore Valdebebas të shtunën në mëngjes ishin 21 lojtarë, përfshirë edhe sulmuesin nga Castilla, Cristo.
Luca Zidane ishte gjithashtu pjesë e grupit dhe do të udhëtojë në Sevilla në mungesë të Courtois. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ck0QPnktd8E