Site icon Telegrafi

Drejtuesit e Real Madridit i ofrojnë fanellën legjendare me numër 7, Vinicius Jr befason me përgjigjen

Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior thuhet se ka refuzuar një ndryshim të propozuar të numrit të fanellës nga sezoni i ri.

Sipas mediumit ESPN, drejtuesit e Los Blancos i kanë ofruar sulmuesit brazilian fanellën me numër 7, e cila aktualisht mbahet nga belgu Eden Hazard.

Megjithatë, Vinicius Jr e ka refuzuar pasi nuk dëshiron të përballojë ‘peshën’ e fanellës me numër 7.

Legjendat e Real Madridit, Raul Gonzalez, Emiliano Butragueno, Juanito dhe Cristiano Ronaldo të gjithë kanë mbajtur numrin 7 në të kaluarën.

Në vend të kësaj, Vinicius Jr ka informuar klubin mbi dëshirën e tij për numrin e ri të fanellës.

Pasi ka mbajtur numrin 28 dhe aktualisht mban fanellën me numër 20, dëshira është të veshë fanellën me numër 11, e cila mbahet aktualisht nga Marco Asensio. /Telegrafi/

Exit mobile version