Site icon Telegrafi

Villarreali shfaq interesim për Ranocchian

Andrea Ranocchia (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Duket se më në fund do t’i vije fundi aventurës zikaltër për Andrea Ranocchia.

Sipas Mundo Deportivo, Villarreali ka shfaqur interesim të nënshkruajë në janar me mbrojtësin italian që në muajin e ardhshëm mbush 31 vjet.

Shtat larti nuk është aktivizuar në asnjë minutë këtë sezon në skuadrën e Luciano Spallettit dhe kështu dëshiron largimin.

Andrea Ranocchia duke festuar golin ndaj Udineses nga sezoni 2017/18 (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Ranocchia u kthye te Interi në vitin 2017 nga huazimi gjashtë mujor te Hull City, ndërsa klubit nga Milano i ishte bashkuar nga Genoa në vitin 2010.

Në të kaluarën Ranocchia ishte e pjesë edhe e Barit dhe Sampdorias.

Lexo po ashtu Simeone e pranon se Godin mund të largohet: Klubi nuk ka mbajtur premtimet ndaj tij

Vlen të theksohet se në sezonin 2017/18 kishte 11 paraqitje për Interin, ku arriti të shënojë dy gola.

Lojtari gjatë karrierës së tij është paraqitur 21 herë edhe për Përfaqësuesen e Italisë, por nuk ka arritur të shënojë asnjëherë. /Telegrafi/

Exit mobile version