Site icon Telegrafi

Viktima është një 42 vjeçar, u vra brenda një lokali – policia jep detaje për vrasjen në Skenderaj

Foto: Kanal10

Një person është vrarë pasditen e sotme në Skenderaj.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Zahiti ka bërë të ditur se viktima është një 42 vjeçar dhe i njëjti është vrarë brenda një lokali.

Lexo po ashtu Vritet një person në Skenderaj

“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj.

Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës”, ka thënë Zahiti.

Ai ka shtuar se hetimet po zhvillohen në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version