Po vazhdon procesi i implementimit të projektit për Kontratën Sociale në bashkëpunim me USAID, në Gjilan.
Ardian Foniqi, Udhëheqës i sektorit për të drejtat e njeriut, njëherit edhe zyrtar për konsultime publike dhe koordinator i projektit për Kontratën Sociale në Komunën e Gjilanit, ka thënë për Telegrafin se në kuadër të Kontratës Sociale, brenda afatit prej 18-muajsh, janë realizuar disa projekte.
“Tri shkolla janë pajisuar me mjete didaktike, tek parku i qytetit janë vendosur pajisjet për mos shytjen e parkut nga shpezët”, ka thënë Foniqi.
Ai thekson se janë në fazën e realizimit të një parku te xhamia, në lagjen Dardania në Gjilan.
Ndryshe, Kontrata Sociale në parim ka buxhetimin e projekteve me pjesëmarrje duke bërë kështu qytetarët pjesë të vendimmarrjes, dhe në bashkëpunim me USAID, ky projekt do të ndihmojë financiarisht realizimin projekteve të përzgjedhura nga vetë qytetarët me anë të votës. /Telegrafi/