Site icon Telegrafi

Vicenzo Montella, trajneri i ri i Adana Demirspor – ai do t’i gjejë në skuadër Aro Muricin dhe Mario Balotellin

Montella (Foto: Adana Demirspor)

Vincenzo Montella ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë dyvjeçare si trajner i ri i Adana Demirspor.

Ish-trajneri i Fiorentina, Milan, Sampdoria, Roma dhe Sevilla ka fluturuan në Stamboll të martën për negociata ballë për ballë me drejtuesit e klubit.

Italiani ra dakord për kushtet personale dhe vendosi nënshkrimin në letër për një marrëveshjen deri në qershor 2023.

Montella erdhi në vend të trajnerit Samet Aybaba, i cili u pushua nga puna pasi nuk arriti të fitonte asnjë nga tre ndeshjet e para të Superligës Turke këtë sezon.

Presidenti Murat Sancak u tha gazetarëve se Fenerbahce gjithashtu donte të nënshkruante me Montellan.

Italiani tani do të punojë me Mario Balotellin dhe portierin e Kosovës, Aro Muric.

Montella tani është 47 vjeç dhe puna e tij e fundit ishte në Fiorentina, ku zgjati vetëm 26 ndeshje nga prilli 2019 deri në dhjetor 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version