Për 6 persona
* 6 kokrra vezë
* 5-6 lugë gjelle qumësht i pazier
* 5 lugë gjelle gjalpë
* pak majdanoz, kripë e piper
Gatimi:
Për të gatuar vezët omëletë është e nevojshme të keni parasysh disa parametra. P.sh. nxehtësia nuk duhet të jetë e fortë, por ajo duhet të jetë e njëjtë në të gjithë tiganin e të mos jetë në qendër. Tigani kërkohet të jetë i sheshtë, i pastër, që të mos ngjitet omëleta.
Të mos bëjmë omëletë me shumë vezë. Në qoftë se kemi më shumë se 10 kokrra omëletën e bëjmë në dy pjesë; gjalpi do të hidhet në tigan para se ta vëmë atë në zjarr. Pastaj në qoftë se hedhim 2/3 e gjalpit në tigan e 1/3 ia hedhim vezëve në kohën kur i rrahim, do të sigurojmë një omëletë të butë e të shijshme.
Qumështi duhet të jetë i pazier, të bardhat e të verdhat e vezëve nuk duhet të rrihen së bashku, por veç e veç. P.sh. në dy pjata të thella hedhim në njërën të bardhat e në tjetrën të verdhat. Këto rrihen me tel veç e veç, ndërsa vezëve të verdha duke i rrahur u hedhim qumështin ngadalë.
Hedhim kripën, piperin e majdanozin të grirë hollë e më pas, këto i hedhim tek të bardhat e vezëve të cilat i përziej më me lugë të madhe.
Ndërkohë, kemi hedhur gjalpin në tigan, i cili duhet të nxehet mirë në nxehtësi jo të fortë. Hedhim të gjitha vezët e përgatitura. Duhet patur kujdes mbasi kemi hedhur vezët në tigan, me një pirun apo lugë përziej më vezët që të hapen në të gjithë sipërfaqen e tiganit dhe e tundim tiganin me njërën dorë (se tjetra ka pirunin) për të mos u ngjitur omëleta.
Është e nevojshme që omëleta të kthehet që të piqet pjesa e sipërme.