Dega e Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, është bashkuar në protestat e organizuara atje pas rrënimit të objektit të Teatrit Kombëtar.
“Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri u janë bashkuar tashmë aktorëve, qytetarëve dhe aktivistëve të tjerë të shoqërisë civile në protestën kundër aktit barbar të shkatërrimit të Teatrit Kombëtar, dhunimit të pashembullt të trashëgimisë sonë kombëtare”, thuhet në kumtesë.
“Ata po kërkojnë ndalimin e çdo veprimi tjetër që e rëndon më tej aktin kriminal të pushtetit mbi truallin e Teatrit, gjykimin e dhunuesve të qytetit dhe qytetarëve, lirimin e mbrojtësve të trashëgimisë kulturore kombëtare dhe shpërndarjen e Kuvendit plotësisht ilegjitim”, thuhet në kumtesën e VV-së, Qendra në Shqipëri.