Site icon Telegrafi

Vetëm pse e kryen nevojën fiziologjike në pampers, kujdestarja e Afrikës së Jugut shqelmon në kokë vajzën me nevoja të veçanta (Video, +18)

Një kujdestare e fëmijëve është filmuar duke shqelmuar në kokë një fëmijë me nevoja të veçanta – e gjitha ndodhi vetëm pse vogëlushja kishte kryer nevojën fiziologjike në pampers.

Videoja e filmuar me telefon të mençur, shfaq momentin kur kujdestarja e nervozuar qëndron afër foshnjës së shtrirë në tokë, transmeton Telegrafi.

Ajo pa u menduar dy herë e godet dy herë me shqelm në kokë, dhe dëgjohet duke bërtitur “ti je budalla”. Ndërsa vajza e gjorë që kishte afër karrocën nuk qanë, por thjesht e vëzhgon e habitur kujdestaren e cila do të duhej të kujdesej për të.

Gruaja gjithashtu dëgjohet duke i bërtitur vogëlushes që nuk mund të ecë, “Eja këtu me lejo të pastroj. Të kam thënë të mos lëvizësh. Je budalla, po shtiresh kinse nuk po më kupton çfarë po them”.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Johanesburg të Afrikës së Jugut, kurse sipas mediave lokale, kujdestarja është përjashtuar nga puna pas këtij veprimi.

Exit mobile version