Site icon Telegrafi

Vetëm me një mesazh, Carvalho njoftoi Portugalinë se nuk do t’i përfaqësojë më

Fabio Carvalho ka hequr dorë nga skuadra e Portugalisë U21, sipas një deklarate nga federata portugeze.

Mesfushori ofanziv, i cili iu bashkua Liverpoolit këtë verë për 10 milionë euro, ka luajtur katër herë për U21-shat portugezë, duke shënuar dy herë, por tani është larguar nga skuadra pa dhënë asnjë arsye zyrtare për vendimin e tij.

Federata Portugeze e Futbollit njoftoi lajmin që ka ngjallur shpresë në federatën e Anglisë se Carvalho, i cili u transferua në Angli në vitin 2013 dhe ka qenë kapiten i Tre Luanëve për grupmoshat U17, mund të ndryshojë kombësinë.

Në deklaratë thuhej: “Një futbollist ka vendosur të heqë dorë nga përfaqësimi i ekipit portugez U-21”.

“Fabio Carvalho informoi Federatën Portugeze të Futbollit, përmes mesazhit, se ai nuk ka ndërmend të vazhdojë të përfaqësojë Portugalinë në nivelin U-21”.

“Ky vendim i lojtarit u komunikua pas thirrjes për miqësoret kundër Republikës Çeke dhe Japonisë”, thuhet në komunikatën e tyre.

Talenti i mrekullueshëm ka luajtur 16 ndeshje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë sezon, duke shënuar dy herë, duke përfshirë një gol triumfues në minutën e 98-të kundër Neëcastles në gusht.

Carvalho u emërua në skuadrën paraprake prej 55 lojtarësh të skuadrës së lartë të Portugalisë përpara Kupës së Botës së ardhshme të Katarit, por nuk arriti të bënte pjesë ne listën përfundimtare. /Telegrafi/

Exit mobile version