Kur bëhej fjalë për të veshur veshje të paharrueshme, yjet e “Friends” rrallë ishin jashtë loje.
Të enjten e javës së kaluar në mesnatë, adhuruesit e serialit më në fund u trajtuan me episodin special të ribashkimit të shfaqjes, i cili mblodhi së bashku të gjashtë anëtarët e grupit kryesor – Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc, Matthew Perry dhe David Schwimmer – për një natë nostalgjie të pa harrueshme.
Mbrëmja e mbushur me yje përfshiu gjithashtu një “shfaqje mode”, me Cindy Crawford, Cara Delevingne dhe Justin Bieber që shfaqën disa nga kostumet më të paharrueshme nga dhjetë sezonet e serialit.
Nga modelet trendi të modës deri te ato më qesharaket, episodet e panumërta të “Friends” mund të ishin quajtur “The One With the Iconic Style”.
Më poshtë ua sjellim disa nga pamjet më legjendare të serialit.