Është zhvilluar dje (e hënë) ceremonia e “American Country Music Awards 2022” (ACMs).
Edicioni i 57-të i shumëpritur i çmimeve vjetore u organizua në stadiumin Allegiant në Las Vegas.
Admiruesit e muzikës ‘country’ panë disa nga performancat e yjeve të këtij zhanri përfshirë: Carrie Underwood, Eric Church, Jason Aldean, Luke Bryan, Thomas Rhett dhe Chris Stapleton.
Të çara, prerje dhe plot shkëlqim. Yjet guxuan të shfaqeshin me stile të çuditshme në tapetin e kaltër të shfaqjes së çmimeve të muzikës country në Las Vegas.
Më poshtë ua sjellim veshjet më të bukura të mbrëmjes: