Site icon Telegrafi

Veshjet e krijuara prej Valdrinit duken bukur kur i veshin vetëm këto dy këngëtare!? (Foto)

Valdrin Sahiti ftesa të veçanta për këngëtaret kosovare.

Dizajneri i njohur kosovar, Valdrin Sahiti, do ta prezantojë koleksionnin e tij privat, të titulluar “ La Belle Epoque”, me 13 nëntor në”Altar” në Tiranë.

Sahiti këtë e ka bërë të ditur përmes postimeve në Instagram. E veçanta kësaj është përzgjedhja e ftesave.

Ai Leonora Jakupit i ka bërë një ftesë speciale me fjalë të dedikuara vetëm për të, ku këngëtarën e njohur shqiptar njëherësh edhe miken e tij e ka quajtur si muzë, pra burim frymëzimi për koleksionet e tij.

Ngjashëm ka bërë edhe me këngëtarën tjetër Nora istrefi ku as për të nuk ka kursyer fjalët më të veçanta duke e cilësuar bukurinë e saj si mistike.

Ndryshe ai ka ftuar edhe Lori Hoxhën dhe Liberta Spahiun. /Telegrafi/

Exit mobile version