Ditën e sotme (e diel) shënohet festa e Kurban Bajramit.
Me këtë rast të famshmit kanë uruar në mënyra të ndryshme përmes rrjeteve sociale.
Këngëtarja e njohur, Albina Kelmendi, ka vendosur që këtë festë të vazhdojë me tradita.
Artistja nga Peja ka përzgjedhur një veshje tradicionale, me anë të së cilës duket e mrekullueshme.
“Me fat e shëndet festa e Kurban Bajramit”, ka shkruar ajo.
Veç Albinës, personazhe të profileve të ndryshme kanë uruar më të mirat për të gjithë shqiptarët.
Kelmendi në ndërkohë po vazhdon me aktivitetet e saj të zakonshme në muzikë. /Telegrafi/