Nëse mendojmë mirë, do të kuptojmë se viteve të fundit në skenën e bukurisë dominon absolutisht Hailey Bieber, modele dhe bashkëshorte e Justin Bieber, e cila ka frymëzuar tendenca të shumta bukurie me postimet e saj në Instagram
Nga Cherry Coke për buzët te thonjtë me glazurë të donuteve te manikyri me vanilje – Hailey ka diktuar vazhdimisht trendët, ndërsa tani ajo ka një hit të ri.
Bëhet fjalë përsëri për thonjtë, por këtë herë është një kthesë në manikyrin e saj viral me glazurë donuti – porse në një version metalik!
Domethënë, artistja e saj e thonjve Zola Ganzorigt tregoi se si të arrihet kjo dukje e thonjve, të cilën ajo e quajti Mirror Glaze Nails, transmeton Telegrafi.
Natyrisht, nuk na duhej të prisnim gjatë që interneti të vërshohej dhe ky u bë manikyri i ri më i kërkuar.
Thonjtë e rregulluar në këtë mënyrë krijojnë formën e bajameve dhe thoit të glazuar i shtohet shumë pluhur kromi, i cili i jep thonjve përfundimisht një dukje metalike.
A do ta provoni këtë manikyr herën tjetër që do të shkoni në sallon?
/Telegrafi/