Interi ka barazuar në udhëtim te Verona 2-2, në një ndeshje spektakolare dhe me rikthime në rezultat.
Vendasit shënuan golat me Laziovic e Veloso, teksa Antonio Candreva ishte më meritori për dy golat e Interit, ku të parin e shënoi vet e të dytin ishte goditja e tij që shtyu Di Marcon ta devijoj topin në portën e tij.
Amir Rrahmani dhe Marash Kumbulla ishin titullar në këtë takim për Veronën dhe patën paraqitje shumë të mirë.
Reprezentuesi i Kosovës mori notën 6,6 ku bëri edhe një asistim, teksa Kumbulla u vlerësua me notën 7,3 që ishte ndër më të lartat te vendasit.
Antonio Candreva pati paraqitje shumë të mirë te mysafirët, ndërsa me lojë të mirë u dalluan edhe Alexis Sanchez, Diego Godin e Gagliardini.
Interi me këtë barazim ka humbur edhe pozitën e tretë në tabelë që tani mbahet nga Atalanta. /Telegrafi/