Lucas Paqueta ka bërë një veprim të mirë në ndeshjen e Milanit ndaj Spalit në kuadër të Serie A.
Milani është befasuar gjatë mbrëmjes së mërkurë pasi mezi ka barazuar 2-2 ndaj Spalit në udhëtim.
Megjithatë, pati disa lojtarë nga Rossonerët që dhuruan magji me paraqitje superiore.
Njëri nga ta padyshim se ishte ylli brazilian, Paqueta, i cili bëri driblim që po bënë xhiron e botës në rrjetet sociale.
Paqueta arriti t’i driblojë dy lojtarë kundërshtarë me një driblim magjik në stilin e njohur si ‘ruletë’, ndërsa pastaj u ndalua në mënyrë të palejuar.
Në të kaluarën, ky driblim është praktikuar shumë nga legjenda franceze, Zinedine Zidane. /Telegrafi/
No ma è scarso eh. #Paquetá#SPALMilan pic.twitter.com/fU8YcWqp8V
— Leonardo Mazzeo (@leon_mazz) July 1, 2020