Qytetarët në të shumtën e rasteve tregohen të pandërgjegjshëm dhe aspak të kujdesshëm, kur bëhet fjalë për hedhjen e mbeturinave vend e pa vend.
Një rast i tillë, por edhe i rrezikshëm ka ndodhur së fundmi në një lagje të Prishtinës.
Faqja “Vrojtuesit e Lagjes” kanë publikuar një video ku shihet një banor teksa hedh një lavatriçe nga ballkoni i banesës së tij në katin e tretë.
Sipas njoftimit thuhet se një veprim i tillë ka mundur të shkaktojë edhe aksident meqë poshtë gjendet edhe një kopsht i fëmijëve.
“Një veprim skandaloz besoj po shihet qartë aksidenti që ka mundur të shkaktohet me kojshinë poshtë. Përves asaj në kat të parë vërehet qartazi që është kopshti për fëmijë. Bëhet fjalë për lagjen ‘Lakrishte’, banesat e Shqipërisë”, thuhet në postimin e faqes “Vrojtuesit e Lagjes” . /Telegrafi/