Venus Williams mund të rrëmbej kurorën e kampionit për herë të gjashtë të Wimbledonit.
Amerikania është kualifikuar në finale të turneut më prestigjioz të tenisit.
Për të arritur një hap pranë kurorës së më të mirës, Williams eliminoi në gjysmëfinale britaniken, Johanna Konta, transmeton Telegrafi.
Venus 37-vjeçare triumfoi në Centre Court në saje të rezultatit 2:0, në sete 6-4 dhe 6-2.
Në finale amerikania do të përballet me spanjollen, Garbine Muguruza, e cila në gjysmëfinale triumfoi kundër Magdalena Rybarikovan me rezultat 2:0, në sete 6-1 dhe 6-1.
Theksojmë se Williams është finalistja më e vjetër në një Grand Slam për herë të parë që nga 1994, kur Martina Navratilova kishte përfunduar Wimbledonin në vendin e dytë. /Telegrafi/