Interi ka fituar me rezultat 2-0 në udhëtim te Venezia në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
Ekipi i Simone Inzaghit ka vazhduar me formë të mirë në Serie A, duke marrë edhe fitoren e katërt nga pesë ndeshjet e fundit, ku ka edhe një barazim.
Golat në këtë ndeshje për Nerazzurrët u shënuan nga Hakan Calhanoglu (34’) dhe Lautaro Martinez (90+).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar ishte mbrojtësi Federico Dimarco, i cili u vlerësua me notë 8.3.
Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për lojtarin vendas Sofian Kiyine që u notua me 5.9.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/