Site icon Telegrafi

Vendosja e fotografisë së “Kurtit si Pinokio” nga Musliu dhe shqyerja e saj nga Bislimi – fillesa e grushteve në Kuvend

Eskalimi i situatës në Kuvendin e Kosovës, nisi në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke mbajtur fjalim.

Gjatë kohës që Kurti po fliste për marrëveshjen me BE-në për de-përshkallëzim të situatës, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ngritët nga ulësja e saj dhe i vendos tek foltorja ku po fliste kryeministrin fotografin e “Kurtit si Pinokio”.

Pas kësaj ndërhynë zëvendëskryeministri Besnik Bislimi i cili e largon atë fotografi dhe e shqyen. Pak minuta më pas, ngritët deputeti tjetër i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili afrohet dhe lag me ujë.

Tendencën e Lushtakut, e vëren ministri i Financave, Hekuran Murati, dhe niset për të bllokuar deputetin Lushtaku që të mos ia hedh ujin kryeministrit.

Pastaj Lushtaku kthehet në drejtim të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi për ta lagur edhe atë me ujë dhe e hedh shishen në drejtim të tij.

Lexo po ashtu Debate të ashpra e përleshje fizike, gjithçka nga seanca e së enjtes që mori jehonë edhe në mediat ndërkombëtare

Si përgjigje, Bislimi e kapi një shishe që ishte mbi tryezën e tij dhe e hodhi në drejtim të Lushtakut.

Ky i fundit niset që ta sulmojë Bislimin, ku më pas bllokohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Aty ndërhynë edhe deputeti tjetër i PDK-së, Hajdar Beqa dhe fillon të sjellë me grushte në drejtim të ministrit Murati dhe të tjerëve.

Në këtë situatë të krijuar pastaj ndërhynë Policia e Kosovës me kërkesë të kryeparlamentarit Glauk Konjufca. /Telegrafi/

 

Exit mobile version