Stilistët e paralajmëruan në sfilatat Vjeshtë/Dimër 2016 se printi leopard është përfundimisht trendi i sezonit!
Madje edhe pranverën tjetër!
Aq “in”, sa edhe Kim Kardashian, mbretëresha e veshjeve me ngjyra neutrale, e theu kodin e saj vetëm pak ditë më parë, duke veshur një pardesy të gjatë pikërisht në këtë print.
Blogere, modele dhe të tjera fashionista duket se janë çmendur pas familjes feline, duke u fotografuar me pardesy, pallto, fustane e çdo gjë leopard, madje të veshura edhe të gjitha përnjëherësh, siç ka bërë Kendall Jenner.
Në detaje apo të veshura kokë e këmbë, një gjë është e sigurt: Print leopard do të jetë kudo dhe jo vetëm këtë vjeshtë, por edhe pranverën e ardhshme, siç kanë vendosur stilistët më në zë.
Miranda Kerr/ Giovanna Battaglia
Lily Aldridge/ Martha Hunt
Paris Hilton
Helena Bordon
Emma Roberts
Zendaya
Gwen Stefani
Jennifer Lopez