Mallorca ka barazuar 0-0 në kuadër të xhiros së 27-të në La Liga me Osasunën.
Vedat Muriqi edhe në këtë ndeshje e nisi si titullar si gjithnjë dhe qëndroi në fushë për 76 minuta.
Përkundër se nuk shënoi, Muriqi është një nga futbollistët më të dashur nga tifozët e klubit spanjoll.
E për ta pasur fanellën e Muriqit sigurisht që kërkesa është e madhe pas ndeshjes, por jo vetëm fanellën.
Pas duelit me Osasunën, tifozët e zhveshën të gjithin sulmuesin kosovar, pasi përveç fanellës ia morën edhe shorcet.
Në videon e publikuar nga Mallorca shihen tifozët që mbanin pankarta duke i kërkuar fanellën Muriqit, madje në njërën pankartë është i vendosur edhe flamuri i Kosovës. /Telegrafi/
Darlo todo, literalmente. Incluso en los días no tan buenos. ❤️🔥 pic.twitter.com/dwnChPa8Wk
— Real Mallorca (@RCD_Mallorca) April 1, 2023