Një person ka humbur jetën sot rreth orës 13:43 në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas tij viktima ka humbur jetën në rrethana tani për tani ende të pa sqaruara.
“Bazuar në informatat fillestare, sot rreth orës 13:43 është raportuar se në një vend punishte në fshatin Qirez të Skenderajt, në rrethana tani për tani të pa sqaruara ka humbur jetën, viktima mashkull i moshës madhore”, ka thënë Zahiti.
Ai po ashtu ka thënë se njësitet kompetente ndodhen në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/