Site icon Telegrafi

Vdekje të dyshimta në Leposaviq e Zveçan

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të vdekjes së dyshimtë që kanë ndodhur në Leposaviq dhe Zveçan.

Lidhur me rastin në Leposaviq, policia ka dalë në vendngjarje së bashku me ekipin mjekësor me ç’rast mjeku kompetent ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkull kosovar.

Me kërkesë të familjes dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremoni varrimi.

Ndërkaq në Zveçan është raportuar se viktima mashkull kosovar duke drejtuar traktorin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore.

Viktima pasi ka arritur në spitalin rajonal ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore. /Telegrafi/

Exit mobile version