Anësori i Real Madridit, Lucas Vazquez, foli pas fitores ndaj Sporting Gijonit, posaçërisht për gjestin e tij pas zëvendësimit.
Spanjolli tha se e goditi karrigen në bankën rezervë, por jo se ishte i nervozuar me trajnerin Zinedine Zidane.
“Të gjithë duan të luajnë, por kjo nuk ishte për shkak të zëvendësimit. Ishte për shkak të situatës së ndeshjes”.
“Pra zemërimi juaj nuk është ndaj Zidanes? ‘Natyrisht që jo! Isha i nervozuar sepse ishte një ndeshje e rëndësishme dhe ne ishim ngujuar dhe koha po kalonte”.
“Kanë mbetur shtatë ndeshje dhe ka ende shumë për të bërë në ligë . Ne duhet të vazhdojmë dhe të luajmë çdo ndeshje sikur finale”.
“Isco luajti në nivel të lartë. Ai është lojtar i rëndësishëm për ne, një futbollist që tregoi vlerat e tij sot”, ka shtuar Vazquez. /Telegrafi/