Xhiro e 11-të në Albi Mall Superligë ka filluar të martën dhe përfundon sot me dy ndeshje të tjera që janë në program për tu luajtur.
Padyshim që vëmendja kryesore do të jetë në Gjilan, ku takohen rivalët Drita dhe Prishtina.
Gjilanasit vijnë në këtë takim pas tre barazimeve radhazi dhe kërkojnë këndelljen ndaj rivalit të vjetër.
Në anën tjetër Prishtina pas humbjes 2-1 nga Suhareka synon të rikthehet te rezultatet pozitive.
Sfidë shumë interesante pritet të zhvillohet edhe në stadiumin e qytetit në Ferizaj, me Ferizajn që pret Malishevën.
Të besuarit e Arsim Abazit kanë tre fitore radhazi dhe synojnë vazhdimësi, derisa mysafirët kërkojnë fitoren për kreun.
Të dyja sfidat e ditës së sotme në elitën e futbollit kosovar fillojnë nga ora 13:00. /Telegrafi/