Valon Ethemi ka vazhduar me formën e mirë në Superligën e Turqisë, duke gjetur rrjetën në barazimin mes Istanbulsporit me Sivassporin.
Ky ishte goli i tij i dytë në dy ndeshjet e fundit, duke treguar për formën e mirë.
Ethemi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 64-të me një goditje të bukur nga distanca.
https://twitter.com/anlikgoltv/status/1568984535152431104
Ky është barazimi i parë në pesë ndeshje për Istanbulspor dhe ka grumbulluar vetëm 4 pikë.
Sot në formacionin fillestar ishin edhe Jetmir Topalli.
Pati minuta kishte Sindrit Guri, që erdhi nga stoli, ndërsa Kristal Abazaj mungoi për shkak pezullimi./Telegrafi/