Karim Adeyemi është padyshim zbulimi i vitit 2021 në futbollin evropian.
Sulmuesi i ri gjerman ka shpërthyer këtë vit me gjigantin austriak Red Bull Salzburg duke shënuar gola thuajse në çdo ndeshje.
19-vjeçari ka realizuar këtë edicion 18 gola dhe ka dhuruar katër asistime në 28 ndeshje zyrtare.
E falë formës fantastike, Adeyemi është bërë pjesë e rregullt e Kombëtares A të Gjermanisë dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.
Por duket se e ardhmja e tij është në Bundesliga, pasi dy gjigantët gjerman Bayern Munich e Borussia Dortmund po insistojnë për transferimin e tij në janar.
Te Salzburg janë të gatshëm ta shesin yllin e tyre të ri, por vetëm duan të fitojnë 40 milionë euro nga largimi i tij.
Gjithsesi gara për lojtarin është e gjatë pasi edhe skuadra si Real Madrid, Barcelona, Chelsea, Liverpool, Juventus e Inter janë në garë për të. /Telegrafi/