Serbët shfrytëzojnë thuajse çdo ngjarje sportive për të shpalosur banderola dhe bërë thirrje kundër Kosovës.
Përkundër që gjithmonë kanë marrë dënime nga UEFA e FIFA apo organizatat tjera sportive, tifozët serbë vazhdojnë të bëjnë të njëjtin veprim.
Së fundmi një banderolë e tillë ku shihet harta e Kosovës me flamurin e Serbisë është shfaqur edhe në ndeshjen e Euroligës mes skuadrës italiane Milano dhe Crvna Zvezdës.
Tifozët serbë që ndodheshin mbrapa koshit vendosën ta shpalosnin këtë banderolë dhe për çudi një gjë e tillë qëndroi gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk u largua.
@FIBA this is #Serbian and #Russian provocation against #Kosovo and the rule of fair play, against tolerance and democracy! Allowing this #flag in #FIBA official matches, you are promoting their ambitions! 🛑 Stop that! pic.twitter.com/unQ3sKivP5
— Agim Musliu (@agim_musliu) February 3, 2023
Për këtë ka reaguar edhe njohësi për çështje të sigurisë Agim Musliu në rrjetin social Twitter.
“FIBA, ky është provokim serb dhe rus kundër Kosovës dhe sundimit të lojës së ndershme, kundër tolerancës dhe demokracisë. Duke lejuar këtë flamur në ndehsjet zyrtare të FIBA-s, ju po promovoni ambiciet e tyre. Ndalojeni këtë”, ka shkruar Musliu në Twitter.
Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim nga FIBA, por as nga Federata e Basketbollit të Kosovës që nuk ka dërguar ndonjë ankesë në shtëpinë më të madhe të basketbollit botëror. /Telegrafi/