Në spektaklin e së martës kur banorët u njoftuar për rastin e vrasjes së rojës së sigurisë në Top Channel, atyre iu premtua se do të telefonin familjarët e tyre për t’i pyetur nëse duhet të vazhdojnë rrugëtimin në BBVA.
Ato telefonata u zhvilluan sot (e enjte) dhe banorët folën për disa minuta më një prej familjarëve të tyre për të marrë aprovimin e tyre.
Këngëtari Luiz Ejlli e shfrytëzojë këtë telefonatë për të biseduar me nënën e tij e cila ndodhet në Amerikë.
Nëna e artistit i tha se ajo dhe familja janë mirë duke e inkurajuar që të vazhdoj siç ka nisur këtë aventurë ndërsa u shpreh se ata ndihen krenarë për të.
“Luiz si je nënë, ne jemi të gjithë mirë, jemi krenar për ty, ti vazhdo siç je duke vazhduar, ëndrra duhet të vazhdojë, na ke bërë krenarë, njerëz të mirë e të këqij ka gjithkund, por me bekimin e Zotit dhe lutjen e babës dhe mbështetjen e gjithë shqiptarisë mbaje premtimin që e ke dhënë”, ka thënë nëna e shkodranit.
Theksojmë që këtë aventurë për më shumë se një javë Luizi po e vazhdon pa pranin e partneres së saj, Kiara Tito e cila u eliminua nga gara nga përballja me Olta Gixharin në nominim.
Ndërkohë, këtë të shtune pritet që spektakli të rikthehet me rrjedhën normale, pasi të martën përveç që banorët u njoftuan për rastin e kobshëm që ndodhi në televizionin e tyre nuk u mbajt. /Telegrafi/