Telegrafi

Van Dijk ka pësuar rënie të madhe, Liverpooli dy talentë të mëdhenj në listë për ta zëvendësuar

Sipas Goal, Liverpooli duhet të angazhojë një qendërmbrojtës të ri për të përforcuar skuadrën përballë rritjes së moshës, dëmtimeve dhe produktivitetit më të ulët të lojtarit kryesor në këtë repart, Virgil Van Dijk.

Alternativat Joel Matip dhe Joe Gomez kanë shfaqur shumë vështirësi për të zëvendësuar holandezin në mbrojtjen e Anfield.

Edhe Van Dijk nuk po tregon atë forcë dhe kthjelltësinë që e kishte në vitet e para kur kaloi në Liverpool.

Në këtë këndvështrim, duke kaluar një sezon shumë negativ dhe me shumë gola të pësuar (47 gola në 36 ndeshje).

Lexo po ashtu Një fanellë e re krejtësisht e pazakontë e Liverpoolit u zbulua, tifozët nuk janë të emocionuar me pamjen e saj

The Reds kanë vëzhguar tashmë dy objektiva të mundshëm, portugezët dhe që luajnë në kampionatin vendas: Antonio Silva, 19 vjeç nga Benfica dhe Gonçalo Inácio, 21 vjeç nga Sporting.

Megjithatë, dy portugezët nuk janë opsionet e vetme për Liverpoolin, pasi sipas Goal, në listë është Josko Gvardiol i RB Leipzig.

Në listën e gjerë janë: Nayef Aguerd (West Ham), Perr Schuurs (Torino), Levi Colwill (i huazuar nga Chelsea te Brighton) dhe Jarrad Branthëaite (në PSV Eindhoven në huazim nga Everton). /Telegrafi/