Pas paraqitjeve të mira të dyshes Virgil van Dijk dhe Joe Gomez, duke Dejan Lovren e ka humbur vendin e titullarit.
Kështu ylli i Përfaqësueses së Kroacisë mund të largohet nga Reds gjatë janarit pasi dëshiron më shumë minuta në fushë.
Sipas The Sun, e gjithë kjo situatë është duke u monitoruar nga Barcelona, e cila po përballet me shumë lëndimet të mbrojtësve.
Pasi Thomas Vermaelen dhe Samuel Umtiti janë të lënduar, trajneri Ernesto Valverde i ka kërkuar klubit një mbrojtës në janar.
Lovren është një nga emrat e mundshëm, edhe pse ende është herët për të folur rreth diçkaje konkrete.
Në këtë fillim sezoni 29-vjeçari është paraqitur vetëm një ndeshje në skuadrën e Jurgen Klopp.
Reds në këtë fillim sezoni janë të pamposhtur me gjashtë fitore dhe dy barazime. /Telegrafi/