Dy personazhet më të ëmbla në estradën shqiptare, Valza Zhegrova dhe Kanita Suma së shpejti do të sjellin bashkëpunimin e radhës.
Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjetit social Instagram, ku këngëtaret kanë publikuar një fotografi të përbashkët.
“Hala”, titullohet projekti i radhës, për të cilin nuk ka ndonjë datë specifike të lansimit.
Sikurse në shumicën e projekteve të Valzës, edhe kësaj radhe për instrumentalin e këngës do të përkujdeset producenti Mixey.
Një duet të tillë e kanë pritur mjaft mirë fansat e dyshes, pasi edhe njihen për një stil të përafërt të këndimit.
Ndërkaq, “Fllad” titullohet kënga e fundit nga Kanita, ndërsa “Andale” nga Valza, që e solli në bashkëpunim me reperin Don Phenom. /Telegrafi/