Luis Suarez nuk po kalon nëpër një sezon të mirë në këtë kampionat në La Liga.
Uruguaiani sërish nuk e ka gjetur rrugën e golit në fitoren e Barcelonës kundër Sevillës me rezultat 2-1.
Por, trajneri i katalunasve Ernesto Valverde mendon se sulmuesi “është një vrasës” përkundër formës jo të mirë që po kalon në ligën elitare spanjolle.
“Ai është një vrasës. Jam i kënaqur me punën që bënë përkundër faktit që kohëve të fundit nuk po shënon. Ai gjithmonë po krijon raste për gola dhe kjo është shenjë e mirë”, ka pohuar pas takimit trajneri.
Theksojmë se dygolësin e fitores së radhës së liderit të kampionatit e realizoi sulmuesi Paco Alcacer.
Suarez kujtojmë se deri tanimë në këtë kampionat ka realizuar vetëm dy gola dhe është shumë në krahasim me sezonet e kaluara.
Ndryshe, Barcelona është lidere e ligës me 31 pikë, përkatësisht ka 11 pikë më tepër se rivali i përbetuar, Real Madrid. /Telegrafi/