Telegrafi

Valverde: Reali ka pasur më shumë raste me dhjetë futbollistë

El Clasicon e 270 e ka fituara skuadra mysafire e Barcelonës.

Real Madrid ka pësuar humbje para shikuesve të vetë kundër katalunasve me rezultat 2-0.

Pas takimit për mediat spanjolle ka folur trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde i cili ka treguar se kush e bëri dallimin në këtë takim.

“Madridi me dhjetë lojtarë nuk është skuadër e vdekur. Ata kanë pasur më shumë shanse me dhjetë futbollistë në fushë. Futbolli në fund i ka këto gjëra”

“Shumë herë ju vareni nga një detaj ndërsa statistikat janë në anën tonë. Ter Stegen ka qenë shumë i mirë, duke u ndalur rastet e madrilenëve”, tha Valverde.

Pas kësaj, Barcelona zë pozitën e parë të renditjes tabelore me 45 pikë ndërsa Reali mbetet në të katërtën me 31 sosh. /Telegrafi/